8.3 C
New York
April 22, 2021
DardaniaNews
Lajme Sport

Kur thoshte Xhevat Prekazi nga Beogradi: Pse të gëzohem unë për pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA?

Ish futbollistit nga Kosova me veprimtari në Beograd, Xhevat Prekazit, nuk i intereson se çka flitet për të në Kosovë, sepse siç kishte thënë, vendi ynë nuk ishte interesuar asnjëherë për të. Prandaj deklaratat e çuditshme të tij dhe aspak korrekt, gjithsesi  se duhet kujtuar, mos mi lënë në harresë! Sepse Kosova e ka rritur dhe ai thoshte pse të gëzohem për pranim të Kosovës në UEFA e FIFA!

Ai më tej ishte shprehur se anëtarësimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA nuk zgjoi asnjë gëzim, por se për të ishte një ndodhi normale.

“Unë Prishtinën si klub futbollistik kurrë s’e kam dashur. Vëllai im, Luani, kur ishte kthyer nga Beogradi/Partizani, ka luajtur për Prishtinën dhe si djalë i vogël unë me disa shokë prej Mitrovicës kemi shkuar për ta përcjellë në lojën Prishtina kundër Trepçës, dhe besoj që askush s’mund ta besojë që unë s’kam qenë për Prishtinën por për Trepçën, edhe pse Luani ka pas luajtur në mënyrë fantastike dhe e kishte dhënë një gol të bukur, por unë pas lojës kam qarë sepse Prishtinën kurrë s’e kam dashur, edhe pse Luani ka luajtur për të”.

Prekazi u shpreh se që nga viti 1974 kur kishte shkuar në Beograd, askush nuk ka bërë ndonjë intervistë me të deri në këtë moment kur e kontaktoi Klan Kosova, dhe se nuk merret me atë se çka flitet për të në vendin tonë. “Kurrë nuk janë interesuar për mua, e tash çka shkruajnë për mua gazetat në Kosovë nuk më intereson, unë e di kush jam. E di edhe situatën e vëllait tim Luanit.

Related posts

Thaçi: Nëse Kurti e bën Zajednicën duhet me gjuajt me gaz lotsjellës

dardanianews

Lajmi i fundit: Termet ne Kosove

dardanianews

LAJMI I FUNDIT: Ja kur do te mbahet seanca për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti

dardanianews