24.6 C
New York
August 13, 2026
DardaniaNews
LajmeNews

Pamje që të lë pa fjalë: Polici shqiptar sfidon flakët dhe shpëton 3 jetë! VIDEO 👇

Pamje të reja kanë dalë nga aksidenti i rëndë i ndodhur në Qafë të Koshovicës, Fier, ku një polic është treguar hero duke shpëtuar tre persona nga flakët.

Në videon nga vendngjarja shihet mjeti i përmbysur pas një përplasjeje të fortë me një pemë, ndërsa tymi dhe flakët kanë përfshirë makinën.

Pa hezituar, polici ndihmon fillimisht një nga të aksidentuarit, më pas kthehet për të nxjerrë edhe dy të tjerët, duke u larguar në një distancë të sigurt nga automjeti që digjej.

Ky akt trimërie ka marrë mirënjohjen e qytetarëve të pranishëm, të cilët e kanë quajtur një vepër heroike që i shpëtoi tre jetë nga një tragjedi e sigurt.

Ngjarja tregon se, edhe në momentet më të rënda, humanizmi dhe guximi nuk njohin kufij — duke mbajtur gjallë shpresën dhe forcën për të ndihmuar të tjerët, edhe kur rrezikon jetën tënde.

 

 

Related posts

Lirim Mehmetaj: Ta përkrahësh Benjamin Netanyahu është njëjtë si ta përkrahësh Slobodan Millosheviçin

dardanianews

Baton Haxhiu e Berat Buzhala e kaluan kufirin ilegalisht dhe erdhën në Kosovë?!

dardanianews

Shefi i marinës iraniane që qëndron pas mbylljes së Ngushticës së Hormuzit, vritet në një sulm ajror

dardanianews