1.5 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Pamje të rënda: Momenti kur rusët vrasin tre serbë në mes të Kosovës

Një nga incidentet më të rënda të pasluftës në Kosovë, ishte edhe ai kur ushtarët rusë kishin vrarë tre serbë. Kjo kishte ndodhur kur ushtarët rusë shërbenin në kuadër të KFOR-it. Ngjarja kishte ndodhur pas çlirimit të Kosovës.

Rusët kishin hapur zjarr ndaj serbëve pasi ata nuk ishin përgjigjur thirrjeve të ushtarëve që të ndalnin sulmin ndaj disa shqiptarëve.

Ngjarja kishte ndodhur disa javë pas çlirimit të Kosovës në një fshat të Gjilanit, ku kishin mbetur një i vrarë dhe dy të plagosur shqiptarë, ndërsa 3 serbë u vranë nga forcat ruse pasi u përleshen edhe refuzuan thirrjet e ushtarëve rusë që të ndalnin sulmin ndaj shqiptarëve.

Në atë kohë, 40 mijë paqeruajtësit e udhëhequr nga NATO-ja kishin të drejtë të përdorin forcën vdekjeprurëse për të mbrojtur veten dhe për këtë zyrtarët e NATO-s e kishin mbështetur veprimin e ushtarëve rusë.

Videoja më poshtë shfaq pamje nga vendi i ngjarjes:

Related posts

Çfarë shkruanin mediat ndërkombëtare për vdekjen e Ibrahim Rugovës

dardanianews

Apel: Të gjithë ata që dyshojnë se janë prekur nga koronavirusi, thirrni në këtë numër

dardanianews

Rruga Pejë–Kullë–Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak reshjet e borës

dardanianews