Pamjet e tmerrshme tregojnë Sajjad Heydarin duke shëtitur nëpër një lagje në Ahvaz, një qytet në provincën jugperëndimore të Khuzestanit, të shtunën me kokën e Mona Heydarit në njërën dorë dhe një thikë në tjetrën, raportoi East2West News.

Mona, e cila gjithashtu ishte kushërira e Sajjadit, ishte detyruar të martohej me të kur ishte vetëm 12 vjeç, sipas Komitetit të Grave të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit.

Thuhet se ajo vuante nga abuzimi në familje, por iu bë presion për të qëndruar në vend për hir të djalit të tyre 3-vjeçar, edhe pse ajo kishte shprehur dëshirën e saj për t’u shkurorëzuar, raporton nypost.

Adoleshenti më në fund u arratis në Turqi, por u kthye pasi e kishte të vështirë të jetonte vetëm në një vend tjetër.

Disa ditë më vonë, Sajjad dhe vëllai i tij dyshohet se i kanë lidhur duart dhe i kanë prerë kokën. Trupi i saj u hodh përpara se burri i saj të parakalonte nëpër rrugë me kokën e saj.

Një zyrtar policor tha se motivi i vrasjes ishin “dallimet familjare”.

Komiteti i grave tha se “nuk kalon asnjë javë pa ndonjë vrasje nderi”. “Në një raport të botuar në vitin 2019, gazeta e përditshme shtetërore Sharq shkroi se mesatarisht 375-450 vrasje kryen gjatë një viti në Iran”, njoftoi NCRI.

Ndërkohë, agjencia shtetërore e lajmeve Rokna thuhet se u mbyll pasi publikoi videon tronditëse. /Telegrafi/