26.2 C
New York
August 14, 2026
DardaniaNews
LajmeLajme nga Bota

PAMJE/ Vazhdon protesta e dhunshme e serbëve në Beograd

Protestat që po zhvillohen në Serbi janë bërë edhe më të dhunshme pas orës 20:00 në Beograd.

Qindra qytetarë kanë arritur para objektit të Kuvendit të Serbisë duke mbajtur një kryq të madh prej druri dhe flamuj me figurat e shenjtorëve serb.

Ata u ndalën rreth 30 metra larg kordonit të madh të policisë, teksa brohorasin ‘protestë paqësore’.

Sipas raportimeve të mediave serbe, të njëjtit po bartin edhe parulla kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Protestues të shumtë kanë përdorur gurë dhe pishtarë në drejtim të Xhandarmërisë serbe, të cilët më pas përdorën gaz lotsjellës.

Protesta është bërë edhe më e ashpër në mes qytetarëve dhe policëve të cilët gjenden në vendin e ngjarjes e të cilët po përdorin edhe dhunë fizike ndaj protestuesve.

E ngjashme ishte situata edhe mbrëmjen e kaluar, rrugëve të Beogradit./Indeksonline/

Related posts

Miliarderi rus që guxon të flasë hapur kundër Putinit

dardanianews

Pas deklaratës së Edi Ramës, vjen reagimi ndaj tij, ia përmendin projektet që i bënin së bashku me Hashim Thaçin, Baton Haxhiun dhe Vuçiqin

dardanianews

Pamje dramatike: Kamera Go-Pro e oficerit rus tregon si eliminohen nga ukrainasit

dardanianews