8.3 C
New York
March 28, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Paralajmërimi i ashpër i zv.ministrit të Arsimit: Këta mësimdhënës do të largohen nga puna

Zëvendësministri i Arsimit Dukagjin Pupovci ka paralajmëruar largim nga puna për mësimdhënësit që do të tregojnë performancë të dobët në punën e tyre.

“Për shkak të përformancës së dobët, jo vetëm mësimdhënësit por çdo punëtorë në Kosovë mund të largohet. Aty parashihet një periudhë njëvjeçare për mësimdhënësit që ka dalë dobët në vlerësim që të përmirësohet, dhe në rast se nuk përmirësohet ai mësimdhënës e humb licencën e punës”, deklaroi ndër të tjera Dukagjin Pupovci në RTV Dukagjini.

Ai ka shpjeguar se testimin mësimdhënësve e kishte përmendur ministri Arsim Bajrami në vitin 2006 e jo Qeveria Kurti.
“Pas reagimeve të SBASHK’ut Bajrami më nuk e kishte përmendur atë gjë”, deklaroi Pupovci.

Pupovcithotë se kjo qeveri parashikon vlerësimin e mësimdhënësve e jo testimin, e që sipas tij është edhe në udhëzimin administrativ.

“Vlerësimin e mësimdhënësve do ta bëjë Inspektorati. Inspektorati mbledh portfolion e mësimdhënësve, i shkon në orë arsimtarit, e gjëra tjera që janë pjesë e sistemit të poentimit të mësimdhënësve. Në fund ky vlerësim e nxjerr mësimdhënësin në njërin nga tri nivelet. Ose i plotëson kriteret në një shkallë më të lartë, ose i plotëson në një shkallë minimale, ose nuk i plotëson kriteret fare”, tha ai.

Related posts

DJALI I THAÇIT E ZBULON SE GJITHÇKA ISHTE MERITË E PRESIDENTIT ME RRËZU QEVERINË! MADJE ME ‘EZKEKUTIM’!

dardanianews

Video: NATO mund të ndërhyjë në Ukrainë!/Polonia paralajmëron Putin për armët kimike

dardanianews

Jarinja e bllokuar/ Serbët vazhdojnë të qëndrojnë në mes të rrugës (Foto/video)

dardanianews