3.5 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Paralajmëron SHBA: Rusia hyn në Ukrainë nga mesi i shkurtit, rrezikohen 50 mijë jetë

Zyrtarët paralajmëruan se një pushtim rus i Ukrainës mund të shkaktojë deri në 50.000 vdekje civile. Ata vlerësuan gjithashtu se një sulm mund të bëjë që kryeqyteti ukrainas, Kiev, të bjerë brenda disa ditësh dhe të shkaktojë një krizë refugjatësh në Evropë ndërsa miliona njerëz do tentojnë të largohen.

Rusia ka mbledhur rreth 70% të kapacitetit ushtarak duke u përgatitur për një pushtim të plotë të Ukrainës në javët e ardhshme. Lajmi është bërë publik nga zyrtarët amerikanë, të cilët parashikojnë sulmin mesin e shkurtit.  Deri më tani Rusia thuhet se ka më shumë se 100,000 trupa pranë kufijve të Ukrainës, por mohon se po planifikojë të sulmojë vendin.

Po ashtu, sipas raportimeve, zyrtarët paralajmëruan se një pushtim rus i Ukrainës mund të shkaktojë deri në 50.000 vdekje civile. Ata vlerësuan gjithashtu se një sulm mund të bëjë që kryeqyteti ukrainas, Kiev, të bjerë brenda disa ditësh dhe të shkaktojë një krizë refugjatësh në Evropë ndërsa miliona njerëz do tentojnë të largohen. Ndërkohë që trupa shtesë amerikane kanë mbërritur në Poloni si pjesë e një dislokimi të ri për të forcuar forcat e aleancës ushtarake perëndimore të NATO-s në rajon.

Grupi i parë zbarkoi në Rzeszoë në juglindje të vendit të shtunën, ndërsa administrata Biden njoftoi ditë më parë se do të dërgonte rreth 3000 trupa shtesë në Evropën Lindore. Moska thotë se trupat e saj janë në rajon për stërvitje ushtarake, por Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë mbeten të shqetësuar se Kremlini po planifikon të nisë një sulm.

Tensionet vijnë gati 8  vjet pasi Rusia aneksoi gadishullin jugor të Krimesë në Ukrainë dhe mbështeti një rebelim të përgjakshëm në rajonin lindor të Donbasit. Gjithashtu, Moska akuzon qeverinë ukrainase për dështimin në zbatimin e marrëveshjes së Minskut – një marrëveshje ndërkombëtare për të rivendosur paqen në lindje, ku rebelët e mbështetur nga Rusia kontrollojnë një pjesë të territorit. Së fundmi, Rusia po këmbëngul se Ukraina nuk duhet të lejohet të bashkohet me NATO-n. Në krah të Ukrainës ka nxituar të reshtohet SHBA, si mundësi për të treguar superioritet mbi Rusinë, e nga ana tjetër vendet e Europës janë të lëkundura lidhur me qëndrimin e tyre, megjithatë mbështetjen më të madhe e kanë drejtuar në Ukrainë.

Related posts

Ekskluzive, Qeveria Me Listë Të Re Masash Emergjente, Bizneset, Shtyhen Pagesat Për Rrymë, Internet, Shërbime -Koronavirusi

dardanianews

Mijëra serbë pushtojnë veriun! Shqiptarët nën ankth!

dardanianews

(Video) Janë ndarë përfundimisht, zbulohet edhe arsyeja pse Besi dhe Xhensila i kanë dhënë fund martesës

dardanianews