20.5 C
New York
October 8, 2026
DardaniaNews
Moti

Parashikimi i motit për ditët në vijim👇

Të reshurat e shiut gjatë natës me kalimin në ditën e shtunë shndërrohen në borë, që vazhdojnë orëve të mëngjesit. Deri në mesditë reshjet pritet të pushojnë. Në perëndim të vendit mund të ketë dhe intervale me diell. Zonave malore formohen shtresa të reja bore deri në 30-40cm. Temperaturat minimale zbresin në 0C e 1C, e ato maksimale ditën shkojnë deri në 2C e 5C. Frynë erë veriperëndimore e lehtë dhe mesatare 4-8m/s.

Këtë të shtunë dhe fillon zyrtarisht stina astronomike e dimrit, në orën 10:21, me kohë lokale. Pas shumë vitesh dimri po pritet të filloj me mot tipik, me të reshura dëbore.

Ditën e diel parashihet të mbajë mot kryesisht me kthjellime e diell. Mëngjesi me ngrica, me minimale që zbresin në -5C e -7C. Të hënën vendi sërish përfshihet nga të reshura, së pari shiu e më pas bore me rënie të temperaturave gjatë natës. Të martën e mërkurën do të mbajë mot i ftohtë kryesisht i vranët, kohëpaskohe lokalisht priten reshje të dobëta bore. Minimalet zbresin në -2C e -3C, e ato maksimale mbesin të ulëta 0C e 3C.

Related posts

I nxehti do të largohet, por kujdes mos u…/ Moti pritet të bëjë kthesën drastike, ja cfarë pritet të ndodh

dardanianews

I nxehtë i madh sot në vend, temperaturat deri në 39°C lokalisht

dardanianews

A jeni gati, ja kur do të bie borë në Kosovë

dardanianews