21.1 C
New York
June 28, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

PAS FITORES NË BBVK, STRESI MIRËPRITET NGA GANI GECI NË KULLËN E TIJ NË DRENICË

Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj – Stresi, të premten është shpallur fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.

Ai fitoi duke lënë mbrapa katër finalistë të tjerë: aktorin Vedat Bajrami, modelen Joliana Nura, Artan Thaqin dhe këngëtaren Mbresa.

E teksa po qëndron këto ditë në Prishtinë, reperi me prejardhje nga Tropoja ka takuar edhe disa figura publike, të cilët e kanë përgëzuar për fitoren.

Një ndër ta është politikani Gani Geci, i cili e ka mirëpritur atë në konakun e tij, në Kullën Geci në fshatin Llaushë të Drenicës.

Foto: Stresi/InstaStory

Këtë e ka bërë të ditur vet reperi, përmes publikimi të një fotografie në InstaStory, ku shkruante: “Në Kullën Geci në Llaushë me miqtë më të mirë”.

Related posts

500 euro për të rikthyer virgjërinë në këtë klinikë!

dardanianews

Dodiku i kërkoi Lavrovit armë, dje e përmendi luftën dhe kërcënoi NATO-n

dardanianews

Krokodili kafshon dronin në ajër, kameramani thotë se s’di si t’i tregojë shefit

dardanianews