Shumica e vajzave preferojnë meshkujt e fortë” – Kështu u shpreh psikologia Aurela Agalliu. Teksa u diskutua mbi krimet e pasionet në Shqipëri, Agalliu vuri theksin pikërisht te fenomeni i mësipërm. “Mbase tendenca e vajzave për të pasur në krah një mashkull të tillë, pa marrë parasysh formimin e tij, përfundon pikërisht me këto raste tragjike”, tha ajo në emisionin “Opinion”.
Aurela Agalliu: Ne pastaj arrijmë në pikën… e kërkojnë rolin e të fortit, sepse ndihen të mbështetura.
Blendi Fevziu: Më thonin që ka të reja që i tregojnë histori të tilla si mjaft interesante, që admirojnë banditët që gjysma e tyre janë vrarë, kjo m’u duk shumë shokuese.
Aurela Agalliu: Ne pastaj arrijmë në pikën… e kërkojnë rolin e të fortit, sepse ndihen të mbështetura.Spartak Koka: Pra, ata që merren me drogë, duken si njerëz me vlerë sot.Blendi Fevziu: Më thonin që ka të reja që i tregojnë histori të tilla si mjaft interesante, që admirojnë banditët që gjysma e tyre janë vrarë, kjo m’u duk shumë shokuese.Kujtojmë se në rastin e fundit, 44-vjeçarja Anila Prendushi mbeti e plagosur rëndë nga partneri i saj, 34-vjeçari Kolë Manaj, i cili pas sulmit vendosi t’i japë fund jetës.Prendushi, e cila punonte si psikologe dhe mbante e vetme familjen, u qëllua me plumb në kokë pas një debati me të dashurin e saj.34-vjeçari më herët i kishte dërguar viktimës një video ku, në gjendje të rënduar emocionale, e paralajmëronte për aktin e tij ekstrem.

