Beatrix Ramosaj, këngëtarja mjaft e njohur në skenën shqiptare, ka bërë publike një situatë shqetësuese që po përjeton.
Ajo ka treguar se për një periudhë prej pesë vitesh, është vënë në shënjestër nga një individ i cili përdor llogari të rreme në internet për ta përndjekur. Duke reflektuar mbi këtë përvojë të gjatë, këngëtarja e ka lidhur situatën me dinamikat e “Big Brother”,
format në të cilin ajo ka marrë pjesë më herët si konkurrente. Në këtë mënyrë, ajo ka dashur të adresojë zërat që lidhin përvojën e saj personale me dramën e këtij reality show.

Në fund të deklaratës së saj, Beatrix nënvizon se përndjekësi që e shqetëson prej pesë vitesh nuk ka asnjë lidhje me “Big Brotherin”.
“Jo ata që po e kthejnë këtë në një dramë të ‘Big Brother’ Interpretimi është I ÇMENDUR. Po flas për NJË person që më ka përndjekur dhe ngacmuar për më shumë se 5 VJET, përmes qindra llogarive të rreme, duke kontaktuar edhe familjen dhe miqtë e mi. S’ka ASNJË lidhje me BB!” shkruan Ramosaj.

