5.9 C
New York
April 25, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Pas videos tronditëse, reagon nëna e vajzës, do të përballeni me ligjin

Një video e bërë publike sot në rrjetet sociale ka nxitur reagime të shumta, pasi Tiktok-erja Genta Gjalpi, akuzohet se është sjellë në mënyrë të ashpër ndaj një vajze të mitur në një market.

Sipas denoncuesve, bëhet fjalë për vajzën e bashkëshortit të saj. Në pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë në market, shihet Genta Gjalpi dhe vajza e vogël pranë kasës së marketit duke bërë pagesën dhe në ato momente Genta e ka kapur vajzën nga flokët.

Më pas, vajza tenton të largohet ndërsa Genta në tentativë për ta kapur për dore rrëzohet, e ndjek duke e tërhequr nga bluza dhe e shtyn për ta nxjerrë jashtë ambienteve të marketit.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta, duke e konsideruar sjelljen e saj të papranueshme.

Për ngjarjen ka reaguar edhe nëna e vajzës, e cila në një koment krahas videos së publikuar nga JOQ, shkruan: “Unë jam nëna e fëmijës në video dhe më dridhen duart nga ajo çfarë po shoh këtu. Ky njeri që ngre dorë mbi vajzën time, që ua lë në mirëbesim të atit, do përballet me ligjin!”.

Related posts

Ndarja nga jeta e Shpat Kasapit, flet vëllai i tij: Ishte në Itali me familjen për një kontroll mjekësor për të birin, dyshojmë se…

dardanianews

Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

dardanianews

“TA KISH PAS FYTYRËN TEM AS 5 MIN NUK ISH KON NË BIG BROTHER”

dardanianews