25.2 C
New York
July 21, 2026
DardaniaNews
FeaturedKronika e zezëLajme nga Bota

Pasagjeri filmoi gjithçka, momenti kur rrëzohet aeroplani me 68 të vdekur

Një ngjarje tragjike është regjistruar në aeroportin Pokhara të Nepalit, ku një avion me 72 persona në bord është rrezuar në momentin e uljes. Fatkeqësisht, asnjë prej personave që ndodhej në të nuk ka mbijetuar dhe të gjithë kanë humbur jetën.

Një qytetar ka filmuar nga një pasagjer,momentin e fundit të avionit, ku shihet se bën një kthesë dhe më pas shpërthen.

Referuar asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare, në bord ishin 68 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit. Mes pasagjerëve kishte shumë të huaj, 5 indianë, 4 rusë, një irlandez, 2 koreano-jugor, 1 francez, 1 argjentinas, 1 australian. Televizioni shtetëror raportoi se disa trupa ishin nxjerrë nga vendi i përplasjes, teksa mbeten të paqarta shkaqet.

Avioni u rrëzua midis aeroportit të vjetër dhe Aeroportit Ndërkombëtar Pokhara , në rrethin Kaski, rreth 200 km në veriperëndim të Katmandu.

Vitin e kaluar një avion me 22 persona në bord u rrëzua në malet e Nepalit. Një tjetër aksident daton në vitin 2018, në atë rast humbën jetën 49 persona.

Related posts

Sa para duhet t’i keni në xhep për të hyrë në shtetet e zonës Schengen?

dardanianews

Historia sekrete , kush ja “preu” gishtin e dorës Fatos Nanos, Dha para me thasë për t’ja gjetur…

dardanianews

Të gjithë mendonin se u bashkua me Cozmanin, por Tuna shfaqet në krahët e këtij burri të famshëm

dardanianews