20.2 C
New York
March 9, 2026
DardaniaNews
Lajme

PDK-ja afër një marrëveshje koalicioni me VV-në në këtë komunë

Qytetarët e komunës së Dragashit do t’i drejtohen sërish kutive të votmit më 9 nëntor në balotazhin që do të zhvillohet mes Behgjet Xheladinit të LDK-së dhe Shaban Shabanit të PDK-së.

Nga dega e PDK-së në Dragash shprehen të bindur se do ta përmbysin rezultatin dhe do të dalin fitues.

Kryetari i PDK-së në Dragash, Vehbi Nazifi ka thënë se janë afër arritjes së marrëveshjes me Vetëvendosjen, Koalicionin Vakat dhe kandidatin e pavarur, Nedzmedin Sejdilar.

Në një prononcim për IndeksOnline, ai ka thënë se pasi t’i arrijnë këto koalicione fitorën e Shaban Shabanit nuk mund ta ndalë askush.

Në zgjedhjet e 9 tetorit, kandidati i LDK-së për kryetar të Dragashit ka fituar 6 mijë e 616 vota.

Ndërsa kandidati i PDK-së, ka fituar 4 mijë e 46 vota pëfshirë votat e diasporës.

Related posts

Ky është rezultati në Prishtinë pas numërimit të 99% të votave

dardanianews

Kryetari i OVL-UÇK e fyen keq Albin Kurtin

dardanianews

Sapun e letra higjienike, Angela Merkel bën blerjet në këto ditë të vështira

dardanianews