8.6 C
New York
November 21, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Për herë të parë publikohet paraqitja e Rugovës para gazetarëve pas masakrës së Prekazit -VIDEO

Është publikuar për herë të parë fjalimi i Rugovës më 1998 pas masakrës së Prekazit mbi familjen Jashari. Gjithashtu, janë publikuar edhe disa pamje të dëmeve mbi Kullat e Jasharëve.

Në këtë fjalim Rugova kishte dënuar ashpër sulmet e forcave serbe me pasoja të përgjakshme mbi regjionin e Drenicës, duke njoftuar edhe për masakrën në Prekaz. Ai gjithashtu atë kohë dëgjohet t’i kishte bërë thirrje përsëri bashkësisë ndërkombëtare që të marrin masa preventive në Kosovë, ndërsa kishte paralajmëruar që po atë ditë do t’i bënin thirrje edhe Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të Bashkimit Evropian që të marrin hapa të shpejtë preventivë në Kosovë.

“Ataku i djeshëm i forcave policore ushtarake serbe në Drenicë mbi popullatën civile solli edhe rreth 20 viktima të reja. Sot kemi informata se vazhdon sulmi në fshatin Prekaz. Kjo është masakra e dytë gjatë javës mbi popullsinë e Drenicës dhe të Kosovës. Siç e dini në këto masakra u vranë shumë shqiptarë të pafajshëm. Këto sulme mbi regjionin e Drenicës janë pjesë e programeve për spastrimin etnik të Kosovës. Dënojmë ashpër atakun e djeshëm me pasoja të përgjakshme. Kërkojmë ndërprerjen urgjente të këtyre sulmeve të vdekjes”, dëgjohet të ketë thënë Rugova.

Gjithashtu, ai kishte përsëritur apelin e tyre ndaj presidentit Clinton, kryeministrit britanik Tony Blair, presidentit Shirak që të bëjnë krejt çka është e mundur që ta shpëtojnë popullin e Kosovës.

Po ashtu, kishte përshëndetur të gjitha reagimet e Bashkësisë Ndërkombëtare që kishin dënuar masakrat në Drenicë.

Fjalimin e plotë mund ta dëgjoni në linkun më poshtë:

Related posts

Kryetari i Ulqinit fton kosovarët: Nga 1 qershori e hapim kufirin, nuk kemi raste me koronavirus

dardanianews

Fotot e papërsëritshme! Çfarë fsheh bota e egër

dardanianews

A Është Ky Fundi I Koronavirusit! Po Shpërndahet Falas Ilaçi Kundër Covid-19 Në Itali

dardanianews