2.1 C
New York
March 28, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Përpjekjet për ta shmangur luftën, Scholz do të takohet me Putinin

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, sot pritet të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, në një mision për të shmangur luftën me Ukrainën.

Udhëtimi njëditor i Scholzit në Rusi, pasi vizitoi Kievin të hënën, është pjesë e diplomacisë perëndimore për të ndaluar një sulm të mundshëm, derisa më shumë se 100 mijë trupa ruse janë grumbulluar në kufijtë e Ukrainës.

Scholz ka thënë se do ta japë mesazhin se ata janë të hapur për dialog, por do të vendosin sanksione nëse ajo pushton Ukrainën.

“Ne jemi gati për sanksione shumë të gjera dhe efektive në koordinim me aleatët tanë,” tha ai.

/GazetaSinjali/

Related posts

Publikohet një Non-Paper, Serbia u përpoq ta dezinformojë Perëndimin për situatën në Veri

dardanianews

Ilir Meta uron festën e Pavarësisë me nipin e Ibrahim Rugovës

dardanianews

Njihuni me një tjetër police që po çmend rrjetin me bukurinë e saj

adminkosova