10.4 C
New York
April 18, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Publikohet një Non-Paper, Serbia u përpoq ta dezinformojë Perëndimin për situatën në Veri

Disa ditë pas ngjarjeve në veri, Qeveria e Serbisë pa përgatitur një Non-Paper ku ankohet për Qeverinë Kurti dhe sjelljet e saj karshi serbëve që jetojnë në Kosovë.

Sipas dokumentit të publikuar nga Gazeta 10, thuhet se Prishtina vazhdon të sillet brutalisht nga serbëve të Kosovës.

“Në natën e 31 korrikut, serbët që jetojnë në Kosovë e Metohi sërish e përjetuan të qenit viktimë e akteve të dhunshme brutale dhe politikave diskriminuese të Institucioneve të Ashtuquajtura të Përkoshme të Prishtinës. Me rikthimin e sulmeve të armatosura  ndaj protestueve paqësor serb, qeveria e Albin Kurtit drejtpërdrejt kërcënoi stabilitetin e Kosovës dhe Metohisë dhe të gjithë rajonit, për të vetmen arsye që serbët e shprehën kundërshtrimin e tyre ndaj masave të rrezikshme dhe të njëanshme që Prishtina ka vendosur me 29 qershor 2022” thuhet në Non-Paper.

Në Non-Paper, Serbia liston argumentet e saj pse vendimi për vendosjen e reciprocitetit është i dëmshëm dhe nuk duhet të ndodh, raporton Gazeta 10. Po ashtu, qeveria në Beograd ankohet se këto masa janë në kundërshtim me marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe kundër të drejtave të njeriut.

“Ky represion i përsëritur ka rritur ekstremisht frustrimin në mesin e serbëve që jetojnë në Kosovë dhe Metohi, të cilët mbeten të përkushtuar që me mjete demokratike t’i kundërshtojnë vendimet e dhunshme dhe diskriminuese të Prishtinë”, thuhet në Non-Paper.

Duke iu referuar vendimit të qeverisë së Kosovës për vendimin e tabelave RKS, Serbia pretendon se ai është në kundërshtim me Marrëveshjen e 30 Shtatorit 2021, ku specifikisht rregullohet çështja e lirisë së lëvizjes.

Një tjetër shqetësim që ngrisin serbët në Non-Paper është mos zbatimi i vendimit për pronat e Manastirit të Deçanit dhe zvarritjen gjashtë vjeçare.

Në fund, u kërkohet qeverive në Perëndim që seriozisht të marrin hapa konkret për ta bindur Prishtinën që vendimet e saj janë tërësisht të papranueshme.

 

Related posts

Shifër marramendëse, kaq paguhen ekstra banorët për të qëndruar sa më gjatë në Big Brother VIP

dardanianews

Lidhja Demokratike e Kosovës e fiton diasporën

dardanianews

EKSKLUZIVE: “Kryesia e Ngushtë” e LDK-së, sot nga ora 13:00 pritet të vendos për emrin e kandidatit për Kryeministër

dardanianews