21.2 C
New York
September 16, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Pesë gjërat që duhet të dini për Forcën e Reagimit të NATO-s!

NRF është një forcë shumëkombëshe me gatishmëri të lartë, e përbërë nga forca tokësore, ajrore, detare dhe të operacioneve speciale, të kontribuar me rotacion nga Aleatët e NATO-s dhe të aftë për t’u vendosur shpejt, kudo që të jetë e nevojshme, raporton Express.

Përmes një video të publikuar në rrjetin social “Twitter”, profili zyrtar i NATO-s ka publikuar disa elemente për forcën shumëkombëshe me gatishmëri të lartë.

Pesë gjërat që duhet të dini për Forcën e Reagimit të NATO-s (NRF):

1) Është e gatshme çdo herë në çdo kohë, 365 ditë në vit për t’iu përgjigjur me shpejtësi krizave të sigurisë, aleatët kontribuojnë me forcat çdo vit në bazë të rotacionit.

2) Përbëhet nga forcat tokësore, ajrore, detare dhe të operacioneve specialeve.

3) NRF u formua në samitin e Pragës në vitin 2002.

4) Në vitin 2014, NRF u modifikua për të përfshirë njësinë e majë shtize të NATO-s, një grup pune të përbashkët me gatishmëri shumë të lartë (VJTF).

5) Forca e Reagimit të NATO-s (NRF) mund të vendoset në krizën e fatkeqësive, si dhe në reagimin ndaj krizave.

 

 

 

Related posts

Edi Rama do të lëvizë me makinë 500 mijë dollarëshe. Shikoni nga brenda automjetin që duket si avion

dardanianews

U përmend për ministër, djali i Fatmir Limajt tregon se a do të jetë pjesë e Qeverisë

dardanianews

Skandal në “Big Brother”: Iliri thotë se qytetarët e Kosovës nuk janë shqiptarë

dardanianews