20.7 C
New York
April 1, 2026
DardaniaNews
FeaturedSocialeStili

“Pika sexi”, si po shiten në Kosovë produktet që nxisin përdhunimin dhe abuzimin e vajzave

Të përditshme janë bërë lajmet në Kosovë për përdhunime dhe abuzime të vajzave të moshave të ndryshme.

Për t’i abuzuar lehtësisht ato, në rrjetet sociale egzistojnë produkte që nxisin një gjë të tillë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Të ashtuquajtura si “Pika sexi”, ato shumë lehtë shiten në Kosovë. NPërveq në rrjete sociale, ato shiten edhe në faqen online “Merrjep.com”.

Femrat, të cilat më pas nën ndikimin e këtyre produkteve abuzohen me lehtësi prej atyre që i kanë si cak”, thuhet në një nga njoftimet në këtë faqe.

“Kanal 10” ka kontaktuar edhe personin që shet këto pika që nxisin kryerjen e marrdhënieve seksuale pa dëshirën e vajzave.

Ai ka thënë se për t’i blerë ato pika mjafton një numër telefoni dhe adresa e banimit.

Ai ka treguar se këto pika nuk janë nga Kosova, por nga jashtë, duke theksuar se çmimi i tyre është 80 euro.

Ndërsa, në anën tjetër, sipas avokatëve, shitja e këtyre produkteve nuk është vepër penale, por që sipas tyre organet kompetente duhet të merren me raste të tilla.

Related posts

Xhirime pak momente pas vrasjes së Xhemajl Mustafës

dardanianews

Kjo është paga marramendëse e guvernatorit të BQK-së

dardanianews

Lajm tronditës nga Gjermania, ylli i Bundesligës diagnostikohet me kancer

dardanianews