8.1 C
New York
April 19, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Xhirime pak momente pas vrasjes së Xhemajl Mustafës

Më 23 nëntor të vitit 2000, Xhemajl Mustafa, ish-bashkëpunëtor i ngushtë i ish-liderit të atëhershëm të Kosovë, Ibrahim Rugova ishte qëlluar për vdekje në shkallët e apartamentit ku ai jetonte.

Nga xhirimet e AP-së shihet vendi i ngjarjes pak momente pas vrasjes së tij, reagimi i bashkëpunëtorëve në LDK, dhe dhimbja e familjes Mustafa me të marrë vesh lajmin për vrasjen e tij.

Në përshkrimin e videos thuhet se sulmi ishte sinjal i rritjes së dhunës me motive politike në Kosovë.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë pohuar se Mustafa kishte marrë plagë të rënda në kokë, prej të cilave edhe u shkaktua vdekja e tij. Ai ishte politikan i shquar në Kosovë, dhe drejtonte Qendrën Kosovare të Informimit.

Zyrtarë të huaj kishin shprehur brengën se disa nga humbësit e zgjedhjeve nuk e përballonin dot rezultatin, pasi LDK në atë kohë kishte dalë e para në zgjedhjet komunale të organizuara në Kosovë.

“Isha brenda, kur papritur dola në ballkon dhe pashë një turmë njerëzish të mbledhur përpara hyrjes së apartamentit. Kisha një ndjenjë të keqe për këtë. Më pas vrapova poshtë shkallëve që të shoh se çfarë kishte ndodhur dhe pashë shumë fqinjë të mi që ishin zënë në shok. Pastaj në shkallë pashë gjak, shumë gjak”, kishte thënë gruaja e Xhemajl Mustafës, Bahrije Mustafa.

Related posts

Si i falsifikoi notat e fakultetit dhe si u zgjodhë “prorektor-student” Hashim Thaçi…!?

dardanianews

Mediumi i Baton Haxhiut paralajmëron publikimin e dosjeve për vrasjen e Xhemajl Mustafës, Komandant Drinit dhe tentimvrasjen e Fetah Rudit

dardanianews

Kuvendi i Kosovës deri në fund të vitit pritet ta miratojë Ligjin për Kriptovaluta

dardanianews