7.4 C
New York
March 29, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Presidentja Osmani dekreton Ligjin e Pagave në Sektorin Publik

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme ka dekretuar Ligjin e Pagave për Sektorin Publik.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, këshilltari për media i zyres së Presidentes, Bekim Kupina.

“Zyra e Presidentes ka pranuar për shpallje, Ligjin Nr. 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik, sot, më 4 janar 2023. Pas analizave ligjore nga Zyra e Presidentes, Presidentja Osmani e ka dekretuar shpalljen e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, po sot, më 4 janar 2023”, tha Kupina.

Ligji për Pagat në sektorin publik është miratuar në lexim të dytë më 22 dhjetor në Kuvendin e Kosovës.

Projektligji i cili pati nxitur reagime për muaj me radhë, mori mbështetjen e shumicës së deputetëve, ku pro tij votuan 63 deputetë, ndërsa vota kundër nuk kishte pasur, por një abstenim nga Kryeparlamentari Konjufca.

Në votimin e dytë të Projektligjit për paga, deputetët e tri partive opozitare PDK, LDK dhe AAK nuk morën pjesë ndonëse ishin të pranishëm në sallën e parlamentit.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u deklaruan që nuk e votojnë këtë projektligj për shkak se ndër të tjera ende nuk dihet vlera monetare e koeficientit që përcakton pagat.

Ndërsa, nga Partia Demokratike e Kosovës, deputeti Bekim Haxhiu kishte thënë se në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal kur po trajtohej ligji pagave, u shpërfillën amendamentet dhe kërkesat e sindikatave që marrin pagë nga buxheti i Kosovës.

Sipas draft ligjit, ky ligj parashihet të hyjë në fuqi një muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare./Reporteri.net/

Related posts

Ja Çfarë thotë Shefqet Krasniqi për Albin Kurtin, ka disa fjalë për të!

dardanianews

FOTO/ Mendohej i zhdukur, shfaqet pas 136 mijë vjetësh zogu i rrallë

dardanianews

Kryeministri Kurti merr vendimin që do ta kenë frikë politikanët që u pasuruan jashtëligjshëm

dardanianews