5.9 C
New York
March 29, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Projekte të financuara por të parealizuara: Çfarë ndodhi me 17 mijë euro e QKK’së?

Qendra Kinematografike e Kosovës, ka financuar projekte të ndryshme filmike. Disa projekte që janë financuar nga QKK, nuk ka informacione të jenë shfaqur ndonjëherë. Madje ka dyshime se disa projektet  nuk janë realizuar asnjëherë.

Po çfarë ndodhi me ato projektet të cilat janë financuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës? Projekte këto të cilat nuk janë realizuar asnjëherë.

Në vitin 2013 Kompania “Trembelat”  i ka marrë 17. 000 euro nga QKK me projektin “Ncuk Ncuk Ncuk” me skenar dhe regji te Visar Arifaj dhe producent Yll Rugova.

I kontaktuar nga Metro producenti Rugova ka thënë se filmi është realizuar por që nuk është shfaqur asnjëherë.

“Përndryshe pa organizim të premierës ne e humbim të drejtën e aplikimit në QKK sipas kontratës. Prandaj jemi me padurim duke e pritur këtë premierë”, thotë Rugova për Gazetën Metro

Madje Rugova ka thënë se po e presin me padurim ketë premierë.

“Ne vetë penalizohemi dhe e humbim të drejtën për aplikim në QKK. Për me tepër tha se këtë pyetje me mirë do të ishte të e adresojmë tek skenarit i filmit Visar Arifaj”, u shpreh Rugova

Related posts

PSD: Të emeruarit e VV’së në borde janë të fryrë nga korrupsioni, këta kapin në emër të popullit

dardanianews

KFOR-i konfirmon të shtënat afër patrullës së tyre në Zubin-Potok

dardanianews

Avokati i popullit pritet ta dërgojë sot Ligjin për Pagat në Kushtetuese

dardanianews