9.1 C
New York
April 20, 2024
DardaniaNews
Sociale

Prokuroria konfirmon se hoxha rrahu të dashurën e tij: Viktima u pyet nëse do shkojë në strehimore

Imami i Obiliqit, Behar Mjekiqi po raportohet se është denoncuar për dhunë ndaj të dashurës së tij.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ku në raportin e tyre thuhet se rasti ka ndodhur të martën e 20 dhjetorit rreth orë 18:30.

Me tej në njoftim thuhet se Mjekiqi e kishte larguar nga shtëpia të dashurën me të cilën kishte qenë duke bashkëjetuar. Më pas ajo e kishte denoncuar imamin në polici për dhunë në familje.

Po ashtu, bëhet e ditur se nga dhuna e marrë viktima kishte marrë edhe trajtim mjekësor.

Në lidhje me rastin, prokurori i shtetit ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

“Obiliq 20.12.2022 – 18:30. Ankuesja femër shqiptare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ka qenë duke bashkë jetuar, e ka larguar nga shtëpia. I dyshuari, është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

 

Related posts

Pësoi sulm në tru: 33-vjeçari, baba i dy fëmijëve ka nevojë për ndihmën tuaj financiare

dardanianews

E tmerrshme/“O zyshe je super p****, të kam…”! Nxënësit shqiptarë flasin me gjuhë “rruge” para mësueses

dardanianews

Pamjet/ Nuk e pa fare kamerën, infermierja serbe nis të zhvishet në sy të të gjithëve

dardanianews