Propozimi i Ambasadorit William Walker për Dr. Faton Bislimin për President të Republikës së Kosovës është një vlerësim me peshë të veçantë për një personalitet që ka dëshmuar përkushtim, vizion dhe angazhim të jashtëzakonshëm për Kosovën.
Dr. Bislimi nuk është vetëm akademik dhe lobist i njohur, por edhe një zë i fuqishëm i Kosovës në qarqet ndërkombëtare. Me dijen, përvojën dhe lidhjet e tij ndërkombëtare, ai përfaqëson një profil që mund ta forcojë edhe më shumë pozitën dhe imazhin e Republikës së Kosovës.
Vlerësimi i Ambasadorit Walker, një prej miqve më të mëdhenj ndërkombëtarë të Kosovës, e bën këtë propozim edhe më domethënës.
Kosovës i duhen njerëz me integritet, vizion dhe guxim – njerëz që Presidencën e shohin si përgjegjësi historike, jo si privilegj personal.
Prandaj, emri i Dr. Faton Bislimit meriton të dëgjohet, të vlerësohet dhe të merret seriozisht si një mundësi për një Kosovë më të bashkuar, më të respektuar dhe më të fuqishme në arenën ndërkombëtare.
Një emër. Një vizion. Një përgjegjësi për Kosovën.
Apo siq shprehet vetë Faton Bislimi – Kosova mbi të gjitha!🇽🇰🙏👏
Oso Ferizi,26.08.2026.

