Londër – Furnizime me ujë dhe ushqime të konservuara. Mbretëria e Bashkuar po përgatitet për një sulm “të mundshëm” rus me një apel për qytetarët. Sipas Financial Times, kryeministri Andy Burnham po zhvillon një fushatë informuese, që synon forcimin e vendit, jo vetëm përballë emergjencave klimatike, por edhe përballë një sulmi të mundshëm fizik ose kibernetik nga Moska.
Mbretëria e Bashkuar do t’i jap Ukrainës autorizimin për të ndërtuar në mënyrë të pavarur raketa me rreze të gjatë veprimi të afta për të goditur territorin rus. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov e cilësoi si një pjesëmarrje në luftë.
e Londrës ndaj Kievit për të lehtësuar zhvillimin e pavarur të raketave kruz Scalp-Storm Shadow si “pjesëmarrje në luftë, me të gjitha pasojat e saj ” .
Pyetja tani, sipas shërbimeve sekrete, është kur do të ketë hakmarrje ruse, veçanërisht pas ndërhyrjes së Burnham në 35-vjetorin e pavarësisë së Ukrainës.
Me sa duket, Vladimir Putin besonte se kryeministri i ri do të ishte më i butë me Rusinë sesa paraardhësi i tij, Keir Starmer: Burnham në vend të kësaj rriti angazhimin e tij për të mbështetur Ukrainën dhe akuzoi Rusinë se kishte “ndezur zjarrin” duke filluar konfliktin.
Shërbimet sekrete kanë mësuar se “Rusia po përpiqet të shkelë infrastrukturën britanike çdo ditë”.

