January 13, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Protesta e opozitës, nisen mijëra qytetarë nga rrethet… Situata pak orë para tubimit

Rreth 1100 veta janë nisur sot nga rrethi i Vlorës në drejtim të  Tiranës, simpatizantë të Partisë Demokratike që do të marrin pjesë në protestën e orës 12:00.

Nga dega e Partisë Demokratike Vlorë janë nisur rreth 850 persona teksa janë rregjistruar 120 automjete. Nga dega e Selenicës janë rregjistruar 30 automjete me një total rreth 150-170 persona.

Ndërsa nga dega e Himarës janë nisur diku tek 50-80 persona teksa janë regjistruar në degë rreth 15-20 automjete.

Nisja do të bëhet në mënyrë private teksa automjetet pjesëmarrëse në protestë janë rregjistruar fillimisht në degët përkatëse.

Ashtu si në çdo protestë të opozitës, policia e Vlorës ka vendosur postbllok për të kontrolluar automjetet në hyrje të autostradës Levan Vlorë

360grade.al

Related posts

Pasditja e “nxehtë”, sot dalin pagat me koeficientin e ri

dardanianews

Kjo është infermierja nga Suhareka që vdiq dje

dardanianews

Kush është “truri i Putinit”, që parashikon ndarjen e Evropës dhe krijimin e mega-peradorisë ruse

dardanianews