24.6 C
New York
July 3, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Publikohen pamjet / A mund të jetë kjo arsyeja e rrahjes së Visar Duriqit? Përmendet Xhavit Haliti, vrasjet politike dhe fondet e luftës

Gazetari Visar Duriqi, ditë më parë është sulmuar fizikisht nga tre persona.Duriqi nga kjo rrahje ka pësuar thyerje të hundës dhe dhëmbëve, teksa shihet që është tërësisht i gjakosur.Rastin për sulmin ndaj Duriqit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka thënë se dyshohet se tre persona të maskuar kanë sulmuar me grushte viktimën në hyrje të banesës së tij duke i shkaktuar lëndime trupore.

E, se cila ishte arsyeja e këtij sulmi edhe me tej asgjë nuk është e konfirmuar.Mirëpo, tashmë në rrjetet sociale janë duke qarkulluar video, sipas të cilave japin drejtime se cilat mund të jenë shkaqet e këtij sulmi.Faqet në Facebook, janë duke e shpërndarë një video të realizuar nga faqja “Diaspora me Albinin”, ku sipas tyre, avullimi i mjeteve të luftës edhe mund të jetë arsyeja e sulmit ndaj gazetarit Duriqi.

Duriqi kishte realizuar hulumtime lidhur me fondin “3 për qind” dhe “Vendlindja Thërret”, e ku ky i fundit kishte drejtuar gishtin tek Xhavit Haliti dhe klani i këtij të fundit, se janë përgjegjës për të gjitha këto.Në vazhdim mund ta shikoni videon që po qarkullon në rrjetet sociale:

Related posts

Reagon Zeka pas padisë: E dëshmoj para Gjykatës kur janë taku edhe çfarë kanë bisedu Albin Kurti e Albulena Haxhiu me prokurorët e specializuar

dardanianews

Regjisori serb: Ne vepruam në Kosovë si nazistët, 1500 kufoma shqiptarësh u dogjën në furrat e Trepçes

dardanianews

Abazi për përfshirjen e Surroit dhe Shalës në dialog: Shkolla e të majtës jugosllave duhet të largohet nga këtu

dardanianews