October 18, 2025
DardaniaNews
BotaFeaturedMoti

Publikohen pamjet: Akti heroik i një burri austriak që ua shpëtoi jetën një çifti turk, gjatë vërshimeve në Hallein të Austrisë

Hallein, një qytet afër kufirit të vendit me Gjermaninë, ishte një nga vendet më të goditura nga përmbytjet e kësaj jave, i cili mbyti dhjetëra në Gjermani dhe vendet e tjera të Evropës.

Dhe sipas mediave turke, përcjell Telegrafi, kur reshjet e shiut shkaktuan përmbytje në qytet, Salih dhe Ayşe Karaaslan e gjetën veten përballë një zgjedhjeje të vështirë: të kalonin rrugën ku ndodhej restoranti i tyre për të arritur një vend të sigurt kur përmbytjet filluan të përfshinin vendin ose të qëndronin aty.

Ata vendosën të kalonin nëpër ujërat e furishme, vetëm për t’u bartur nga rryma e fortë.

Në atë moment, fqinji i tyre Alexander Eisenmann u hodh në ujë dhe e tërhoqi çiftin në një vend të sigurt pas një beteje të rëndë.

Videoja e shpëtimit u nda nga zëvendësministri i Jashtëm turk, Yavuz Selim Kıran, i cili gjithashtu lëshoi një falënderim në internet për Eisenmann, me një mesazh vlerësimi në gjermanisht. “Veprimi heroik i Eisenmann, i lindur nga përgjegjësia humanitare, vlen të vlerësohet. Ne i japim falënderimet më të përzemërta”, ka shkruar Kıran në Twitter. /Telegrafi/

 

 

Mund t’ju interesojnë

Related posts

Insajderi: Sveçla emëron në pozitë të lartë nipin e Xhavit Halitit, të përfshirë në Pronto

dardanianews

Konfirmon Gazeta Express: Qeveria e Kosovës refuzon projektin amerikan për gazin

dardanianews

Haradinaj e bën horë kryeministrin shqiptar: Kam qenë i detyruar të ruaj ndarjen e Kosovës nga vëllai im, Edi Rama

dardanianews