February 12, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Publikohen pamjet kur Laert Vasili u përjashtua nga “Për’puthen” pasi puthi me forcë konkurrenten

Janë publikuar pamjet që tregojnë momentin e shumëpërfolur në studion e emisionit “Për’puthen”, ku Laert Vasili u përjashtua zyrtarisht nga programi pas një veprimi që u konsiderua i papranueshëm nga produksioni.

Në video shihet qartë çasti i tensionuar, ku Laerti ngrihet nga vendi i tij, afrohet drejt njërës prej konkurrenteve, i kap fytyrën dhe e puth në buzë pa pëlqimin e saj.

Ky veprim ka shkaktuar reagime të forta në studio, duke shokuar konkurrentët dhe stafin e emisionit.

 Perputhen/Instagram

Sipas produksionit, sjellja e tij ka shkelur rregullat dhe parimet e formatit, ndaj është marrë vendimi për largimin e menjëhershëm nga programi.

Situata ka krijuar tension të madh dhe ka qenë një nga momentet më të bujshme të këtij sezoni, duke nxitur diskutime të shumta edhe në rrjetet sociale.

Ngjarja ka ndezur debat në publik, ndërsa shumë ndjekës kanë reaguar për veprimin e Laert Vasilit dhe vendimin e produksionit për ta përjashtuar nga emisioni. /Telegrafi/

Related posts

Mami ia kërkoi për nuse, Atdheu nuk i ndahet tani Bora Zemanit

dardanianews

Hiqen dyshimet, Atdheu dhe Bora kapën mat në Tiranë

dardanianews

Xhuli po rikthehet në Big Brother Vip Kosova?!

dardanianews