February 3, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Putin kërcënon Evropën: Nuk ua lëshoj gazin, pa i hequr sanksionet!

Rusia nuk do të lëshojë gazin për Evropën, pa i hequr sanksionet ndaj Rusisë. Ky është njoftimi i fundit i dhënë nga Kremlini.

“Dërgesat e gazit të Rusisë në Evropë përmes gazsjellësit Nord Stream 1 do të rifillojnë plotësisht vetëm kur “Perëndimi kolektiv” të heqë sanksionet kundër Moskës” ka thënë zëdhënësi i Presidentit Vladimir Putin, Dmitry Peskov.

Gazprom, monopoli shtetëror i gazit i Rusisë, tha të premten se do të ndalonte furnizimin me gaz përmes Nord Stream 1 për shkak të një mosfunksionimi teknik, të cilin ia atribuoi vështirësive në riparimin e turbinave të prodhimit gjerman në Kanada.

BE-ja ka hequr tashmë në mënyrë eksplicite disa sanksione kundër Rusisë për të lejuar riparimin e turbinave. Udhëheqësit evropianë kanë thënë se nuk ka asgjë që e ndalon Gazpromin të furnizojë kontinentin me gaz dhe kanë akuzuar Rusinë për armatim të eksporteve të saj të energjisë.

Rusia vazhdon të furnizojë me gaz Evropën, nëpërmjet tubacioneve të epokës sovjetike përmes Ukrainës që kanë mbetur të hapura pavarësisht pushtimit, dhe nëpërmjet tubacionit South Stream përmes Turqisë. Megjithatë, Peskov shpjegoi se Rusia nuk mund të rifillonte plotësisht furnizimet përmes Nord Stream 1 derisa Perëndimi të hiqte sanksionet./Indeksonline/

Related posts

Haki Abazi nervozohet keq, e lëshon studion teksa flitet për marrëveshjen e Washingtonit

dardanianews

E dhimbshme: Kjo është 21-vjeqarja kosovare që humbi jetën pas aksidentit në Gjermani

dardanianews

DJALI I AKTORIT NAIM FRASHËRI REPLIKON ME RESHAT ARBANËN: JE NJERI I VOGËL, O SEKRETAR PARTIE. TË VRET SYTË MADHËSHTIA E TIM ETI DHE SANDËR PROSIT

dardanianews