28.7 C
New York
July 27, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Qeveria e Britanisë u bën thirrje britanikëve në Ukrainë: Largohuni menjëherë!

Qeveria e Britanisë së Madhe përmes një njoftimi që ka publikuar disa minuta më parë, u ka bërë thirrje qytetarëve britanikë që jetojnë në Ukrainë, të largohen nga Ukrainë menjëherë, shkruan Express.

Në njoftimin e qeverisë thuhet se qytetarët britanikë në Ukrainë duhet të largohen tani derisa mjetet e transportit janë ende në dispozicion.

“Shtetasit britanikë këshilluan të largohen menjëherë nga Ukraina”, theksohet në njoftim.

“Shtetasit britanikë që aktualisht janë në Ukrainë duhet të largohen tani ndërsa mjetet tregtare janë ende të disponueshme”, thuhet në njoftim.

Rusia ka dërguar mbi 100 mijë ushtarë në kufi të Ukrainës, e bisedimet për paqe në mes të perëndimit dhe Rusisë lidhur me këtë çështje nuk po shënojnë progres.

Ngjashëm si Britania e madhe, edhe presidenti i SHBA-së, Joe Biden, sot ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët amerikanë të largohen nga Ukraina për çështje sigurie.

Related posts

Përmbytet Prishtina, kjo është gjendja e rrugëve në kryeqytet

dardanianews

Kurti u del në ballkon të Qeverisë, protestuesit e VV’së brohorasin për zgjedhje

dardanianews

Pamje nga Veriu i Kosovës: Nis bllokimi i rrugëve me kamionë

dardanianews