10.3 C
New York
March 23, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Quni i jep edhe një shans Kurtit: Rikthejeni Veliun, dhe unë me urgjencë po i kërkoj Mustafës ta tërheqë mocionin!

(E plotësuar) – Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni i ka dhënë një ofertë kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurti duke i thënë se ai në pauzën një orëshe të Kuvendit do ta takojë Isa Mustafën dhe do ta bind ta tërheqë mocionin, me kusht nëse Kurti e rikthen Veliun prap në detyrë

“Unë do ë bëj të pamundurën nëse ju i shikoni këto vendime pasi të mirret pauza prej 1 ore unë me urgjencë do e takoj z.Mustafa që ta tërheqë mocionin nëse ju e riktheni Agim Veliun në detyrën e tij”, tha Quni.

Pra, ministri i Mbrojtjes nga radhët e LDK-së, Anton Quni i ka dhënë edhe një mundësi kryeministrit Albin Kurti për ta hequr mocionin.

Ai para deputetëve tha se nëse Kurti e tërheq vendimin për shkarkimin e Agim Veliut dhe e heq taksën pakushte, do të tërheqin mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

Related posts

Trajkoviq: Aleanca Vuçiq-Rama-Abazoviq duan copëtimin e Malit të Zi

dardanianews

“Klientit i preva gishtat”/ Baroni tropojan i drogës flet për kamerën e fshehtë nga “Daily Mail”

dardanianews

Serbia e kërkon pështymën e nënës së Hajrizit – s’e lejon ta sheh trupin

dardanianews