August 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajmeSociale

Qytetarët tregojnë humanizmin e tyre të madh, Andit të vogël i sigurohen paratë për trajtim

Andi Berishës, i cili vuan nga sëmundja e kancerit në sy, tashmë i janë siguruar mjetet financiare për trajtim jashtë vendit, shkruan Gazeta Infokus.

Humaniteti dhe solidarizimi qytetar, ka bërë që Andit të vogël t’i sigurohet shuma e nevojshme për trajtim jashtë vendit, në më pak se 24 orë.

Lajmin e ka bërë të ditur babi i tij Vedat Berisha, i cili ka falënderuar të gjithë ata që kontribuan me para, por edhe të gjithë ata që luten për djalin e tij.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të mos derdhin më para në xhirollogarinë e tij, ngase mjetet janë siguruar tashmë dhe ka njoftuar se Andi së shpejti do të niset për shërim në Turqi./Gazeta Infokus/

Related posts

“Nëna i çoi djalit videon e babait me nusen”/ Detektivja e njohur zbulon rastin EKSTREM të tradhtisë: Jam shokuar kur kam parë

dardanianews

Shkon në 12 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë

dardanianews

“SHIK-u i ka raportuar Ibrahim Rugovës”, bashkëluftëtari i Sali Çekajt ‘trondit’ Hisen Berishën

dardanianews