5.8 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Raka: Gripi sezonal, hapja e shkollave dhe kafeterive kërcënuese për përhapjen e Covidit

Instituti Demokracia për Zhvillim (D4D) ka mbajtur tryezë diskutimi me temën “Bashkëjetesa e pandemisë Covid-19 me gripin sezonal: Sa kemi kapacitet të trajtimit?”. Në këtë tryezë u tha se fillimi i vitit të ri shkollor, hapja e kafeterive dhe gripi sezonal mund të jenë kërcënues për përhapje  të Coronavirusit.

Në këtë tryezë ishte i profesori i  Mikrobiologjisë, Lul Raka dhe Menaxher i Programeve Shoqatave e të Drejtave të pacientëve të Kosovës Besim Kodra.

Lul Raka ka thënë se fillimi i vitit të ri shkollor, hapja e kafiterive dhe gripi sezonal mund të jenë kërcënues për përhapje  të Coronavirusit.

Raka tutje ka thënë se ulja e rasteve me Covid-19, nuk guxon të përdoret nga qytetarët si lirim

Mes tjerash ai ka thënë se Kosova nuk ka kapacitete të mjaftueshme. Ai ka thënë se duhet të furnizohemi me teste shtesë me oksigjen si dhe me staf shëndetësor.

Ai ka bërë me dije që nga fillimi i muajit të ardhshëm do të ketë staf të ri shëndetësor që do të kyçen në luftën me pandeminë.

“Është fakt që jemi në një periudhë më të qetë dhe që është lehtësim për punëtorët shëndetësor. E para është fillimi i shkollave që vë qarkullimin e madh të njerëzve, dhe çdo qarkullim potencial e përhapjes së virusit, e dyta është koha dhe hapja e kafiterive është faktor tjetër kërcënues dhe i treti faktor është sezoni i gripit. Prandaj këta tre faktorë janë elemente që duhet ta ngrisin vetëdijesimin e popullatës. Numri është në rënie, po kjo nuk guxon që të na lehtësojë. Për të pas rezultat të mirë me pandeminë e cila ka me zgjat është sikronizimi i masave nga ana e popullit dhe mbikëqyrja e autoriteteve përkatëse”, tha Raka

Mes tjerash ai ka  thënë se periudhën e inkubacionit gripi sezonal e ka 3-4 ditë ndërsa Coronavirusi 2 deri në 14 ditë.

Sipas tij vdekshmërinë shumë më të lartë e ka Coronavirusi se gripi sezonal.

“Gripi sezonal dhe virusi kanë ngjashmëri sepse prekin rrugët e frymëmarrjes. Problem do të jetë diagnoza sepse simptomatologjia do të ketë e njëjtë. Çdo vit ka pasur edhe viktima prej gripit, për virusin e gripit kemi një arme që është vaksina dhe që duhet të shfrytëzohet”, u shpreh Raka.

Menaxher i Programeve Shoqatave e të Drejtave të pacientëve të Kosovës Besim Kodra ka thënë se në mungesë të vaksinave për grip sezonal është pa përgjegjësi e institucioneve të vendit.

 

Related posts

Kush e vrau Ahmet Krasniqin?! – Historinë e padëgjuar e rrëfen Naser Vllasi

dardanianews

(Ngjarje në zhvillim) Familjari i të prekurve me koronavirus kërkon ndihmë edhe përmes një videoje publike

dardanianews

“Krejt Drenica e Klina kanë me m’ardhë n’varrim” – fjalët e fundit të Faton Hajrizit në Tik-Tok

dardanianews