11.1 C
New York
May 8, 2021
DardaniaNews
Uncategorized

Raporti e thotë edhe këtë: Njerëzit e Albin Kurtit kanë shpërndarë fake news që Vjosa Osmani është agjente ruse

Një raport i publikuar nga katër autorët e Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), rreth rolit të lajmeve të rreme, thuhet se njerëzit e kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, kanë shpërndarë lajme të rreme për ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani.

Në këtë raport thuhet se njerëzit e afërt me ish-kryeministrin Kurti, kanë manipuluar mediat shtetërore për të shpërndarë lajme të rreme; kinse Vjosa Osmani është agjente ruse.

Një gjë e tillë në raport thuhet se është e rrezikshme për një vend si Kosova që ka konsensus të plotë pro-Nato’s.

“Pasiguria gjeopolitike krijon mundësi që ‘aktorët’ vendas të përhapin dezinformim poashtu. Kosova është një rast kyç në këtë drejtim. Për shembull, ‘aktorët’ vendas të përfshirë në qeverinë e Kryeministrit Albin Kurti besohet se kanë manipuluar mediat shtetërore për të shpërndarë lajme të rreme duke akuzuar Vjosa Osmanin, një kandidate e opozitës për kryeministre në zgjedhjet parlamentare 2019, si agjente ruse – një akuzë e dëmshme në një vend me një konsensus të fortë pro-NATO-s. Në të vërtetë, politikanët e zakonshëm në Kosovë kirjojnë përshtypje të gabuara në publik si rezultat i gazetarëve që shpërndajnë dezinformata”, thuhet në këtë raport./Express/

Related posts

Detaje ekskluzive: Prapaskenat e tentim vjedhjes së dokumenteve sekrete në kasafortën e Presidencës së Kosovës

dardanianews

Ekskluzive: Si U Vra Barbarisht Vullnetari I UÇK-Së Gashi, Pse U Ndodh Aty Fatos Klosi E Jakup Krasniqi?!

dardanianews

Policia ka arrestuar një person të dyshuar te AKI-ja

dardanianews