24.6 C
New York
June 16, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Raportohet se Bes Kallaku do të jetë banor i “Big Brother VIP Kosova 3”?

Fillimi i sezonës së re të Big Brother Vip Kosova 3 po afrohet.

Këtë e ka konfirmuar së fundmi edhe faqja zyrtare e BBVK.

E natyrisht, si show televiziv në Kosovë është shumë i përfolur, bashkë me të edhe emrat që po aludohet lartë e poshtë se mund të jenë banorë të tij në sezonin e ardhshëm.

Mirëpo kush pretendohet të jetë pjesë e tij?

Lajmi.net ekskluzivisht nga burime të sigurta ka arritur të konfirmojë se sërish pjesë e sezonit të ardhshëm do të jetë një emër tejet i përfolur që vie nga Shqipëria. Pra, banorin e parë të edicionit.

Personi në fjalë është aktori e këngëtari i njohur, Bes Kallaku.

Kallaku sidomos gjatë këtij viti ka qenë jashtë mase temë e mediave rozë për jetën e tij private.

Ai përveç projekteve të reja, u komentua shumë edhe për ndarjen më këngëtaren Xhensila Myrtezaj.

Por kjo nuk është risia e vetme e këtij BBVK. Veçanti tjetër e këtij sezoni do të jetë një tjetër emër i përfolur.

Olsa Muhameti, e njohur shumë për programin e “Përputhen“ në Shqipëri që theu kufinj të shikueshmërisë, vie këtë radhë në Kosovë si producente ekzekutive e sezonit të ardhshëm të Big-ut.

Po ashtu, po qarkullojnë lajme se emra të tjerë të njohur si Adnan Blaku, Diona Fona, Mevlan Shaba, Kaltrina Selimi, Miran Ramadani e të tjera fytyra të njohur të botës së showbizit mund t’i bashkohen edicionit, por që deri më tani asgjë e konfirmuar.

Kjo mbetet të shihet tutje./Lajmi.net/

Related posts

Gruaja e Faton Hajrizit është kjo këngëtare kosovare

dardanianews

Publikohet video që Ilnisa nuk do të donte, ajo shihet duke përqafuar këngëtarin serb

dardanianews

Tension mes Benitës dhe Elijonës, shikime të mbushura me zili para Prime-it (VIDEO)

dardanianews