17.3 C
New York
June 9, 2025
DardaniaNews
Showbiz

Raportuesja për Kosovën: Raporti i KE-së pozitiv, mund t’i bind shtetet e BE-së për liberalizim të vizave

 

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka reaguar pas raportit të Komisionit Evropian për Kosovën lidhur me të gjeturat rreth krimit të organizuar dhe korrupsionit.

 

Ajo në Twitter ka shkruar se sipas këtij raporti Kosova ka bërë hapa pozitivë në luftën kundër krimit të organizuar dhe nivelit të lartë të korrupsionit e që kjo mund të ndihmojë të binden shtetet anëtare që kanë hezitim për liberalizimin e vizave për Kosovën, transmeton lajmi.net.

“Raporti i Komisionit Evropian, thotë qartë se Kosova ka bërë hapa pozitivë ndaj luftës kundër krimit të organizuar dhe nivelit të lartë të korrupsionit, por por sistemi për regjistrimin e të arriturave duhet të zhvillohet më tutje. Kjo mund të ndihmojë që të binden shtetet anëtare të BE-së, të cilat janë ngurruese për liberalizimin e vizave”, ka shkruar Von Cramon.

“Raporti vlerëson se Kosova ka nevojë për vullnet të pa lëkundur politik për të adresuar korrupsionin. Korrupsioni ka mbetur i përhapur në të gjitha nivelet institucionale dhe mbetet problem serioz, ndërsa sistemi i drejtësisë mbetet nën ndikimin politik. Kosova ka bërë progres të kufizuar në hetimin dhe ndjekjen e rasteve të profilit të lartë”, thuhet në raport.

Image

Related posts

Disa orë pasi Adisi i propozoi martesë Fifit, Adrola Dushi bën një postim të çuditshëm në Instagram

dardanianews

“Policia ishin jashtë”- Xhuli tregon se si veproi kur e goditi Stresi në të pasme në BBVK

dardanianews

A përfundoj çdo gjë mes Leos dhe Lelës pas kësaj bisede?

dardanianews