19.3 C
New York
June 15, 2024
DardaniaNews
FeaturedHistoriLajme

Rastësi apo e planifikuar: E vërteta e fotografisë mes Adem Jasharit e Ibrahim Rugovës në Rinas

Një fotografi e rrallë e vitit 1991, ku shfaqet  ish- presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe komandanti i UÇK-së, Adem Jashari, në aeroportin e Rinasit, ka qenë një enigmë që për vite me radhë ka nxitur spekulime dhe teori të ndryshme.

Por së fundmi në emisionin “FAKTE  me Adnan MEROVCIN, dëshmitë e dy bashkëpunëtorëve të Rugovës – Ermir Hizmo dhe Flamur Jata – kanë hedhur dritë mbi ngjarjet e asaj dite të pazakontë.

Adnan Merovci, i pranishëm gjatë asaj kohe, thekson rëndësinë e momentit dhe zemërthyen zanafillën e fotografisë.

“Në fillim vitet 1990, legjendari Adem Jashari ndodhej në Tiranë dhe kishte kontakte të vazhdueshme me zyrën e Kosovës në Tiranë. Është folur shumë në lidhje më këtë fotografi, fillimisht është thënë se është fotomontazh, pastaj se Ademi ka qëlluar aty rastësisht, se nuk është takuar fare me Rugovën, etj. por për hirë të së vërtetës, rëndësisë dhe peshës që ka dua qartë ta shpjegoj zanafillën e kësaj fotografie”.

“Dua të sqaroj se jo çdokush në rrethana të tilla në një aktivitet publik mund të ishte afër meje, pra Ademi aty nuk ndodhej rastësisht, por erdhi qëllimisht duke u bazuar në ftesën time dhe gatishmërinë e tij për të ardhë nga zyra e Kosovës në Tiranë deri në aeroportin e Rinasit. Kontakti është realizuar përmes Skënder Zogajt dhe Mehmet Krajës”, u  shpreh Merovci.

Ndërkohë, Ermir Hizmo, përgjegjësi për sigurinë e Rugovës në Shqipëri, tregon se të gjithë ishin në dijeni të pranisë së Jasharit, por jo të detajeve të plota të pozicionit dhe rolit të tij.

“Shkëmbimet tona ishin të shkurtëra, por të ngarkuara me kuptim”.

“Adem Jashari ishte një figurë kyçe, edhe pse të gjithë nuk e dinim plotësisht rolin e tij në atë kohë”, thotë Hizmo.

Flamur Jata, oficeri i Gardës së Shqipërisë, shton më tej dimensione të tjera në këtë ngjarje, duke rikujtuar atmosferën dhe intensitetin e atij momenti.

“Takimi ishte i përkendshëm dhe të gjithë ndjenim rëndësinë e tij. Por shihet qartë se nuk ishte një rastësi, por një takim i planifikuar dhe i rëndësishëm,” pohon Jata.

Kjo konferencë shtypi dhe fotografia që ka mbijetuar nëpër vite, tani mbështetet nga dëshmi të drejtpërdrejta të atyre që ishin prezent, duke hequr dorë nga teoritë konspirative dhe duke konfirmuar një kapitull të rëndësishëm të historisë së Kosovës.

Related posts

Nora ia la në dorë ‘botoxit’ buzët dhe gjoksin

dardanianews

“Dancing With The Stars” rikthehet së shpejti, Luiz Ejlli pjesëmarrës i programit?

dardanianews

Jep dorëheqje Hashim Thaçi

dardanianews