September 16, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

Rasti i dhimbshëm në Podujevë, flet mjeku i urgjencës për rastin e 2-vjeçares që dyshohet se vdiq në djep

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur të mërkurën në fshatin Penuh të Podujevës, ku një fëmijë rreth 2 vjeç i humbi jetën tragjikisht. Vogëlushja dyshohet se vdiq në djep nga asfiksia. Hetimet për rastin tashmë kanë nisur, ndërsa është deklaruar edhe shefi i urgjencës në komunën e Podujevës.

Arben Beqiri ka treguar se ekipi i tij ishte thirrur nga qendra e mjekësisë familjare në Lluzhan për të intervenuar në rastin e fëmijës, por kur arritën atje e gjetën fëmijën pa shenja jete.

Ashtu siç raportoi Sinjali, edhe Beqiri ka thënë se fëmija dyshohet të ketë vdekur gjatë kohës sa ishte i lidhur në djep.

“Vdekja dyshohet se ka ndodhur nga asfiksia sepse është rrotulluar në djep. Ka qenë i lidhur sikurse lidhen fëmijët në djep. Nuk e dimë saktë se si ka ndodhur rasti dhe nëse ka qenë dikush i pranishëm, por dyshohet se rrotullimi i djepit dhe lidhësja mund të kenë shkaktuar vdekjen”./Sinjali/

Related posts

Shoferi i Gani Thaçit, i arrestuar për 113 kg drogë, bëhet këshilltar i ministrit të Drejtësisë

dardanianews

Vulin shikon refugjatët që detyrohen të vënë duart mbi kokë, pasojnë kritikat (VIDEO)

dardanianews

Polonia rrëzon disa dronë rusë pas shkeljes së hapësirës së saj ajrore, mbyllen aeroporte👇

dardanianews