8.5 C
New York
November 21, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Reagon Çitaku: Jam e padëshiruar, e respektoj kërkesën për t’u larguar nga Washingtoni

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook, pasi që Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, e propozoi shkarkimin e saj, raporton Gazeta Express.

Çitaku ka deklaruar se lajmin e ka pranuar përmes një emaili të nisur nga Ministria.

“Para pak orësh, në të njëjtën kohë me publikimin e lajmit në Facebook, kam pranuar në email njoftimin për kërkesën përmes së cilës Ministri i Punëve të Jashtme Z.Glauk Konjufca ka kërkuar nga Presidenti i Kosovës largimin tim nga detyra si Ambasadore e Republikës së Kosovës në SHBA”, thotë ajo, teksa shprehet se do të respektojë kërkesën e Qeverisë së Kosovës.

“Sigurisht, unë do ta respektoj kërkesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ndonëse e kam të qartë se ligjërisht vetëm Presidenti i Kosovës ka të drejtë të emërojë dhe shkarkojë Ambasadorët e Republikës së Kosovës, mua më mjafton fakti tashmë i ditur botërisht, se unë jam e padëshiruar. Megjithatë, besoj se e kam merituar një konsultim paraprak lidhur me propozimin në fjalë.

Si Ambasadore jam emëruar përmes çelësit politik. Këtë e kam thënë shumë herë më parë, dhe është krejt e natyrshme që Qeveria e Kosovës të kërkojë zëvendësimin tim. Mirëpo, unë nuk do të lejoj që të bëhem mish për top në betejën mes Qeverisë dhe Presidencës”, ka shtuar ajo.

Ambasadorja e Kosovës thotë se shpreson që institucionet do të dakordohen shpejt për personin që do ta zëvendësojë atë.

“Në këtë periudhë tranzitore do të mundohem të përmbushë të gjitha detyrat me përgjegjësi, ashtu siç kam bërë çdo herë. Shpresoj që Institucionet e Republikës së Kosovës të dakordohen shpejtë për pasuesen/pasuesin tim. Ambasadores/Ambasadorit që do vije pas meje, do t’ia ofrojë bashkëpunimin tim të plotë dhe pakursyer. Kam pasur nderin dhe privilegjin e veçantë që me nder dhe përgjegjësi t’iu shërbej tre Kryeministrave dhe dy Presidentëve. Në SHBA e kam përfaqësuar Kosovën siç kam ditur më së miri”, ka shkruar ajo./Express/

Related posts

Nxehet debati/Nuredin Lushtaku: Sami Lushtaku ka blerë tokë me para të popullit

dardanianews

Molliqaj thotë se Kurti duhet ta befasonte Serbinë duke ia refuzuar donacionet

dardanianews

VIDEO/ Lojtarët e Dinamos së Kievit refuzojnë t’iu japin dorën futbollistëve serbë

dardanianews