19.7 C
New York
September 30, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Reagon Gjesti pas fitores së madhe në “BBVA”

Pas më shumë se 100 ditësh në shtëpinë më të famshme në vend, Gjesti është shpallur fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, duke rrëmbyer zemrat e publikut me rrugëtimin e tij emocional dhe të sinqertë.

Menjëherë pas fitores së madhe, ai ka reaguar në rrjetet sociale, duke falënderuar të gjithë ata që e mbështetën në këtë garë të gjatë.

Përmes një videoje të postuar në ‘Instagram’, Gjesti është shprehur i emocionuar për përkrahjen e madhe që ka marrë.

“Faleminderit nga zemra për këtë vlerësim! Jam thellësisht mirënjohës për mbështetjen dhe besimin tuaj. Ky çmim nuk do të ishte i mundur pa ju… Faleminderit që jeni pjesë e këtij rrugëtimi me mua!”, ka shkruar ai.

 

Related posts

Incident mbrëmë në Big Brother Vip Kosova

dardanianews

Xuxi zbulon pagesën që merr nga BBVK për qëndrimin në shtëpi

dardanianews

Zbulohet vajza bjonde në burgun e Peqinit, takoi 2 të dënuar

dardanianews