28.9 C
New York
August 16, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Rikthehet Egli, hapët një televotim për kthimin e saj në BBVA?

Këngëtarja Egli Tako është rikthyer sërish në skenën e Big Brother VIP Albania gjatë spektaklit ‘Prime’ të së shtunës, pas largimit të saj vullnetar disa ditë më parë për arsye shëndetësore.

Në studion e spektaklit, Egli ndau me publikun dhe opinionistët detaje mbi gjendjen e saj dhe arsyet që e çuan të largohej përkohësisht nga gara.

Ajo pranoi se përjetoi një gjendje të rënduar shëndetësore, e cila e detyroi të merrte një vendim të vështirë për ta lënë shtëpinë, por theksoi se tashmë ndihet më mirë dhe është gati për të vijuar rrugëtimin e saj.

Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube

“Ka qenë një periudhë e vështirë për mua, por tani ndihem më e fortë dhe pse jo, do të doja të kthehesha sërish në shtëpinë e Big Brother,” u shpreh Egli në studio.

Rikthimi i saj ka ngjallur diskutime mes publikut dhe banorëve, ndërsa mbetet për t’u parë nëse produksioni do t’i japë mundësinë të hyjë përsëri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. /Telegrafi/

Related posts

“U kry çdo sen”, Gjesti lë shtëpinë (VIDEO)

dardanianews

Nga shumat e majme që kanë firmosur te kërkesat e çuditshme, zbulohen kontratat e “Big Brother”! Më e paguara është Olta Gixhari, ndërsa Luiz Ejlli…

dardanianews

Loredana publikon foto intime me të dashurin

dardanianews