21.2 C
New York
June 29, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Rikthehet një deklaratë e Luizit nga Big Brother: Në moshën 12 vjeçare kam qenë i dashuruar me Parashqevi Simakun

Këto ditë është rikthyer në vëmendje të madhe këngëtarja e njohur, Parashqevi Simaku.

Kjo pasi ditë më parë iu publikua një video në rrjete sociale, ku shihej si e pastrehë, duke kërkuar ndihmë në një nga stacionet në New York.

Ajo dukej se nuk është në gjendje të mirë dhe shumë njerëz reaguan duke i ofruar ndihmë për faktin se si një artiste kaq e madhe arriti në një situatë të tillë.

Foto: Screenshot/Instagram

E veç kësaj, në rrjete sociale qarkulloi edhe një video, një deklaratë e Luiz Ejllit e bërë në Big Brother VIP Albania 2.

Ai gjatë një sfide ku ishte së bashku me banoren tjetër, Dea Mishel, kishte përfshirë në bisedë Parashqevi Simakun.

Pjesë nga biseda e tyre:

Luiz Ejlli: Trego për dashurinë tënde të parë? Çfarë të tregoj.

Dea Mishel: Sa vjeç ke qenë?

Luiz Ejlli: 14 vjeç, jo më fal 12. Jam dashuruar me Parashqevi Simakun.

Dea Mishel: O Luiz, diçka që mund të ketë ndodhur në shkollë.

Luiz Ejlli: Për Zotin.

Dea Mishel: Mirë me Parashqevin na trego.

Luiz Ejlli: U shkatërrosha. Rrija gjithë ditën para televizorit duke e parë, idhulli im. Dilte Parashqevia unë sytë xixa. /Telegrafi/

Related posts

FAMILJA E LUIZIT DEL KUNDËR KIARËS, ÇFARË SHKRUAN KUNATI I TIJ PASI INSTAGRAMI I RI MORI SHUMË NDJEKËS

dardanianews

Dafina Zeqiri, Fifi e Vesa Luma i dalin në përkrahje Gjestit pas bullizmit që po i bëhet në Big Brother

dardanianews

Dalin pamjet e para nga dasma madhështore e ish banorit të BBVK, Mirdon Pacolli

dardanianews