23.3 C
New York
June 27, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Rozana Radi e pyet pse nuk e fitoi Big Brother VIP Kosova, Gjesti: Ka qenë hile

Këngëtari dhe konkurrenti aktual i Big Brother VIP Albania 4, Gjesti, ka dhënë disa deklarata befasuese gjatë një bisede me Rozana Radin në oborrin e shtëpisë.

Teksa po diskutonin për eksperiencat e tij në reality show, Rozana e provokoi duke e pyetur se përse nuk e fitoi Big Brother VIP Kosova. Përgjigjja e tij ishte e papritur: “Ka qenë hile”.

Duke vënë re tensionin e krijuar nga deklarata e tij, ai shtoi më tej për të zbutur situatën: “Ju mendoni se ka qenë hile, kur të dalim jashtë të tregoj, mos më detyro të flas”.

Gjesti e nisi rrugëtimin e tij në tetor të vitit të kaluar si konkurrent në Big Brother VIP Kosova.

Pas eliminimit të tij nga ky spektakël, ai u bë pjesë e Big Brother VIP Albania, ku po vazhdon të jetë një ndër konkurrentët më të përfolur dhe më të komentuar për dinamikat që krijon brenda shtëpisë. /Telegrafi/

Related posts

Arta Nitaj shprehet se të gjitha gratë do të jenë shtatzënë pas karantinës

dardanianews

Do befasoheni, ja në cilin televizion do të transmetohet nga 2 shtatori emsioni shumë i ndjekur “DPT te Findani”

dardanianews

Burimi kalon kufijtë, nuk ndalon së prekuri Lelën, ajo bën reagimin e papritur

dardanianews