11.5 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
EkonomiLajmeLajme nga Bota

Rritet çmimi i naftës menjëherë pas sulmit të Izraelit drejt Iranit

Çmimet e naftës dhe arit janë rritur menjëherë pas sulmit izraelit drejt Iranit.

Investitorët kanë ndjekur nga afër reagimin e Izraelit ndaj sulmit të drejtpërdrejt me dron dhe raketa të Iranit javën e kaluar.

Që atëherë ka pasur shqetësime se një përkeqësim i konfliktit në Lindjen e Mesme mund të reduktojë furnizimet me naftë.

Bëhet e ditur se çmimet e naftës fillimisht u rritën për 3.5 për qind. Megjithatë, ato u ulën përsëri kur mediat iraniane raportuan se nuk ka dëme në qytetin Isfahan ku edhe raportohej për shpërthime nga hakmarrja izraelite në orët e mëngjesit të së premtes.

Ndryshe, rritjet e çmimeve të naftës rrezikojnë të nxisin edhe inflacionin, shkruan BBC, përcjell Telegrafi

Related posts

(VIDEO) Gani Geci reagon për vrasjen e Faton Harjizit, zbulon bisedën e fundit me të në burgun e Smrekonicës

dardanianews

A po kolapson Rusia? | Gazetari hulumtues: Ka rezerva vetëm deri të dielën

dardanianews

Humbin jetën tre fëmijët e vegjël. Hëngrën ëmbëlsira dhe akullore, por ishin me diabet

dardanianews