15.3 C
New York
October 4, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Rusia dërgon luftanijet raketore në Detin e Zi

Rusia ka publikuar pamjet e luftanijeve të saj gjigante duke shkuar në Detin e Zi në mbështetje të krizës kufitare me Ukrainën.

Moska tha se dislokimet vijnë në kohën që pret përgjigje pas bisedimeve me SHBA për përpjekjet e reduktimit të rrezikut të konfliktit ushtarak.

Ajo tha se 20 luftanije dhe mjete detare mbështetëse janë dërguar për manovra në Detin e Zi mes tensioneve me NATO-n në Evropën lindore.

Ministria e mbrojtjes ka konfirmuar se grupi ushtarak në të cilin përfshihen frigata, anije raketore, mina-lëshuese dhe mjete amfibe, ishte nisur nga portet e Sevastopol e Novorossiysk në brigjet jugore të vendit.

Në videon e publikuar nga ushtria shihen disa nga anijet më të reja luftarake që merrnin pjesë, siç është frigata Admiral Essen, e cila është bashkuar me flotën në 2016, apo korveta Ingushetia, që nisi lundrimet në 2019. /GazetaSinjali/

Related posts

Për herë të parë Olta tregon si u ndje kur kuptoi se gjysma e shqiptarëve e urrenin

dardanianews

Sondazhi i fundit për Prishtinën deri të dielën: Arben Vitia vs Përparim Rama?

dardanianews

Lajmi i fundit: Vritet një polic në Prishtinë

dardanianews