Bota është në krizë,shumë shtete kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme ndërsa shumë të tjera gjendje të emergjencës të shkallë së lartë.E gjithë kjo bëhet për tu mbrojtur nga përhapja e Korona virusit.Në Kosovën tonë të dashur në vend që të bashkohemi të gjithë dhe bashkërisht ta luftojmë që të dalim me sa më pakë humbje ,ne bëjmë të kundërtën. Kryeministri i vendit si përgjegjësi kryesorë në këtë betejë tregoj edhe një here kryeneqsin e tij dhe harroj se është i pari i vendit në këtë betejë. Urrejtja patologjike që e ka ndaj LDK-së nuk e len të qetë edhe në këtë situatë të vështirë për kombin tonë.Aji me veprimin e tij tregoj se më e madhe është urrejtja e tij ndaj LDK-së se sa situata e rëndë në vende. Kjo urrejtje e ka zanafillën qyshe herët dhe është ngulitur thellë në ndërdien e tij.Të gjitha veprimet e tij dhe partisë që e drejton ishin në vazhdimësi sulme për shkatërrimin e LDK-së.Ato vazhduan edhe gjatë fushatës elektorale dhe pas sajë,gjatë bisedimeve për koalicion dhe pasi e arritën marrëveshjen. Urrejtja e madhe për LDK e bëri që ti bashkohen edhe shumë bashkëmendimtarë të tjerë, që kryesisht erdhën nga LPK-ja.Kështu ndërtuan një front të përbashkët më në krye njeriun më anti LDK dhe anti Rugovë,Qosen shpirtzi.Urrejtja e madhe për LDK-në dhe dashuria në vetvete duke besuar se është më i dituri,më i mençuri,më trimi,më i vendosuri,më parimori e shndërruan në një njeri shumë të rrezikshëm për shoqërinë dhe shtetin.Vendimi i LDK-së ishte vendimi më i drejtë.Ky njeri duhet të ndalët tani sa nuk është bërë vonë.Ne në LDK kemi mendime dhe bindje të ndryshme të cilat i kemi shprehur në vazhdimësi për lidershipin e LDK-së.Kemi kërkuar në vazhdimësi reforma sepse nuk jemi pajtuar me format e drejtimit të partisë.Të gjitha këto kritika kanë qenë qëllimmira për zhvillimin dhe forcimin e LDK-së.Tani,në këto momente të rënda për vendin,duhet të jemi të bashkuar më tepër se kurrë ,pavarësisht dallimeve që kemi.Ky njeri i rrezikshëm për vendin duhet që sa më parë të largohet nga pushteti ,dhe jo vetëm kaq por ti pamundësohet për një kohë të gjatë ardhja në pushtet.