5.6 C
New York
December 9, 2023
DardaniaNews
FeaturedLajme

E çuditshme : Rezervat shtetërore të miellit ruhen në depon e një zyrtari të PDK’së

Shteti ka zgjedhur që rezervën shtetërore të miellit ta ruajë në depon e një zyrtari të Partisë Demokratike të Kosovës.

Vendimi që kjo të bëhet në depon e Muhamet Selmanit, zyrtar dhe ish-asamblist i kësaj partie në Prishtinë, u mor nga Qeveria e kaluar.

Siç raporton KTV, Selmani u përzgjodh që të ruajë këtë rezervë për 5 vjet dhe për një vit ai paguhet 25 mijë euro.

Sidoqoftë, vetë Selmani, që është pronar i “Barileva SHPK”, e ka mohuar një gjë të tillë.

Ai ka thënë se mund të flasë vetëm për mullirin e tij dhe kapacitetin individual për të prodhuar miell.

Ai i ka referuar televizionit që pyetjet t’i drejtojë tek ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, pasi rezerva shtetërore menaxhohet nga Ministria që ajo udhëheq.

Në përgjigjen e Qeverisë bëhet e ditur se tash e një javë Ministria e Ekonomisë veçse e ka hartuar planin strategjik për rezervat shtetërore dhe atë ia ka dorëzuar Ministrisë së Financave dhe Transfereve.

Në bazë të këtij plani depot e rezervave shtetërore janë furnizuar deri në kapacitetet e plota të tyre.

“Përzgjedhja e depove ku ruhen rezervat shtetërore bëhet nga Departamenti për Rezerva Shtetërore në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrë-sisë dhe Investimeve Strategjike sipas procedurave dhe rregullave të prokurimit publik”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë.

Përveç miellit, Kosova ka rezerva edhe të produkteve të tjera bazike.

Bazuar në të dhënat e dërguara nga Qeveria e Kosovës, në kuadër të rezervave janë edhe prodhimet themelore bujqësore, duke përfshirë mishin e prodhime të tjera të qumështit.

Gjithashtu ka rezerva edhe të prodhimeve joushqimore, si: materiale riprodhuese, naftë dhe derivate të saj, barna, material sanitar dhe mjete mjekësore-veterinare të domosdoshme për transport-bartje të mallrave me interes të posaçëm për mbrojtje të shtetit.

Në kuadër të rezervave, sipas Qeverisë, janë edhe mjetet monetare, e bazuar në buxhetin e këtij viti Kosova ka rezervë në nivel qendror 9 milionë e 880 mijë euro.

Kurse 34 milionë euro të tjera figurojnë për nivelin komunal, por këto mjete parashihen të përdoren për paga nëse hyn në fuqi Ligji i pagave, i cili aktualisht është i pezulluar.

Të fundit që bëjnë pjesë në rezervat shtetërore janë edhe makineritë, si dhe pajisje të tjera për intervenime emergjente.

Related posts

Lajmi i fundit: Burgim i përjetshëm për “Kasapin e Bosnjës”

dardanianews

Habit sportisti i madh, tregon me emra: Nuk mund të flija nga zhurma e seksit, lëviznin edhe…

dardanianews

Publikohet një bisedë e Mimoza Kusarit me Slavko Simiqin – çka bisedoi ajo me Milan Radojiçiq?

dardanianews