November 23, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Serbët e “shpallin” Asociacionin e Komunave serbe në Jarinje

Banorët serbë në veri të Mitrovicës vazhdojnë të protestojnë, duke mbajtur të bllokuara rrugët që çojnë në pikat kufitare me Serbinë, në Jarinjë e Bërnjak. Krejt kjo, për shkak të vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar më qarkullimin me vetura me targa të Serbisë, njësoj siç vepron Serbia me targat RKS.

Serbët në afërsi të kufirit kanë ngritur tenda për të kaluar natën në afërsi të pikave kuftiare. e Ata kanë vendosur një baner të madh ku thuhet “Mirë se vini në Asociacionin e Komunave Serbe”, ka raportuar portali serb “Kosovo Online”.

AKS, i paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2012 nuk është themeluar, pasi Kushtetuesja ka gjetur se shumë nga pikat e tij bien ndesh me Kushtetutën.

Serbia, e sheh si të rëndësishme themelimin e këtij asociacioni dhe kërkon që të ketë kompetenca ekzekutive. Për këtë foli sot edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Related posts

Ibrahim Rugova nuk bënte kompromise ‘të dhimbshme’

dardanianews

Njihuni me Drenicakun qe ka arritur mbi 100 shpikje shkencore

dardanianews

Revolta e aktorit të njohur: Si u katandisëm kështu, sot bën filma Ermali, Luizi dhe Noizy

dardanianews