August 14, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

SHBA dorëzohet para presionit rus, Rusia përshëndet vendimin e Biden

Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të dërgojnë në Ukrainë sisteme raketash që mund të arrijnë Rusinë”.

Këto deklarata vijnë pasi ambasadori rus në SHBA, Anatoly Antonov, paralajmëroi se dërgesa e sistemeve të reja të raketave në Ukrainë do të interpretohej nga Moska si një “përshkallëzim i konfliktit” dhe një “provokim”.

Rusia ka reaguar ndaj këtij njoftimi, me nënkryetarin e Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dimitri Medvedev, që e ka cilësuar si një vendim “racional”.

Kryeministri britanik Boris Johnson kishte qenë pro dërgimit të materialeve të reja ushtarake, megjithëse me kusht që të përdoreshin në rrethana thjesht mbrojtëse.

Related posts

Ja kush e zbulon të vërtetën për dokumentin e frikshëm për Kosovën: Veton Surroi e mori nga ky njeri…

dardanianews

Luizi tregon arsyen pse mungoi nëna e tij në dasmë

dardanianews

Çfarë porosie kishte marrë Rugova nga Clintoni, tregon ish-ambasadori Spahiu

dardanianews